‘Pokemon Go’ ka marrë përmasa të mëdha të ‘infektimit’ te sportistët.
Mania e lojës ‘Pokemon Go’ është përhapur në pjesë të ndryshme të botës, ku ethet e kësaj loje i kanë prekur të gjithë, nga futbollistët tek yjet amerikane.
Video-loja e lansuar nga gjiganti i video-lojërave, Nintendo ka bërë për vete edhe shumë nga yjet, mes të cilëve futbollistët duken më të apasionuar.
Të shumtë janë VIP-at që kanë postuar në rrjetet sociale momentet e tyre të lojës, ku si gjithmonë nuk mungojnë ironitë mbi modën e re të kësaj loje.
Pas futbollistëve të Dortmundit, sulmuesit gjerman, Lukas Podolski, loja ‘Pokeman Go’ ka infektuar edhe mesfushorin e lindur në Kosovë, Valon Behramin./Telegrafi/
https://twitter.com/ValonBera/status/752439887853395968
À la chasse aux Pokemon 😜 #PokemonGO #TeamPika pic.twitter.com/lKqBrOhkCj
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) July 14, 2016