Mysafirët e hotelit “Lowry Hotel” të Manchestet të Anglisë, u ankuan se u zgjuan natën nga disa zhurma, të cilat “dukeshin si të një filmi pornografik”.
Sipas tyre, gjithçka është shënuar në njërën nga dhomat e gjumit, midis orës 3 dhe 4 të mëngjesit.
Një vizitor në Mançester tha për “The Sun” se u ankua te stafi i hotelit për ofshamat seksi, por asnjë reagim nuk pati. Mysafiri tha se e pa mesfushorin francez, Paul Pogban, në hotel me këngëtaren afrikane, Dencia.
“Kemi qenë në të njëjtin hotel me Pogba. Ishim duke qëndruar pranë tyre, në katin e tretë të hotelit, kështu që i pamë ata të vijnë dhe të shkojnë nga dhoma e tyre në fund të korridorit. Vendosëm për të fjetur në ora 02:00 të natës. Nuk kishte muzikë me zë të lartë, vetëm nga dhoma e tij dëgjohej “hip-hop” dhe shumë të qeshura ndër hundë. Situata u ndez përfundimisht rreth orës 3-4 të mëngjesit, ku psherëtimat ishin të pagabueshme për t’i dëgjuar. Pogba dhe këngëtarja afrikane duket se nuk kujdeseshin për ata që i dëgjonin. Na dukej vetja si në një film porno. Ishte diçka shumë e sikletshme. Ishte e pamundur të mos i dëgjoje, sepse flisnin dhe ofshanin me zë të lartë”, tha dëshmitari.
“Disa momente më vonë e kanë filluar përsëri avazin. Këtë herë, më fort se kurrë. Më dukej sikur skena seksi të egër po ndodhnin atje. Dhe kjo zgjati për dy orë. Ajo bie shumë në sy në hotel, ashtu si Pogba, por unë duhet të pranoj se vajza ishte shumë e bukur. Ne u ankuam te menaxhmenti i hotelit dhe ata thanë se do të flisni me futbollistin. Kjo ishte nata e parë, por asgjë nuk ndryshoi. Pra, ne na mbeti vetëm të ndryshojmë hotelin,” – tregon mysafiri në atë hotel. Ndërkohë, klubi i tij i mohoi akuzat. Një zëdhënësi i Manchester United tha për “The Sun”: “Historia është plotësisht e pavërtetë. Ne kemi kontaktuar me “Lowry Hotel” lidhur me Paul dhe nuk kemi pasur asnjë ankesë”, përfundoi ai. /Telegrafi/