Ylli i Juventusit, Paul Pogba, ka folur për dallimet mes futbollit italian dhe atij anglez.
Me këtë rast francezi ka folur edhe për lojtarin nga i cili është impresionuar më së shumë gjatë kohës sa ishte pjesë e Manchester Unitedit.
“Paul Scholes apo ‘Scholsey’. Këmba e djathtë e tij ishte e përkryer. Ai mund të gjuante dhjetë goditje dhe të dhjetat përfundonin në të njëjtin vend”.
“Serie A dhe Liga Premier dallojnë në nivelin fizik, intensitetin e ndeshjes dhe shumë gjëra tjera. Ata gjuajnë më shumë, gjithmonë të thonë të gjuash në portë kur je afër zonës së rreptësisë”.
“Ata duan që të shënon sa më shumë gola. Nuk është sikur në Itali, ku gjëja më e rëndësishme është taktika”, ka thënë Pogba për Goal.com. /Telegrafi/