Nëse Paul Pogba kalon nga Juventusi te Manchester United do të thyej çdo rekord të transferimeve.
Anglezët janë të gatshëm të thyejnë rekordin duke paguar për francezin 101 milionë euro.
Në gazetat sot shkruhet se Pogba tashëm ka vendosur të largohet drejt Anglisë.
La Stampa, duke përdorur burime brenda fabrikës së Fiat Chrysler Automobiles, që është në pronësi të familjes Agnelli, kanë thënë se marrëveshja tashmë është arritur dhe do të jetë një rekord botëror.
Gazeta beson që marrëveshje do të arrihet për 120 milionë euro duke mos u llogaritur pagesa e agjentit Mino Raiola.
Transferimi më i shtrenjtë deri më tani është ai i Gareth Bale, që kalo te Real Madrid për 100.8 milionë euro nga Tottenham Hotspur në vitin 2013. /Telegrafi/