Paul Pogba do të pres verën për të vendosur për të ardhmen e tij.
Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, kontratë e cila i skadon në qershor.
Sipas asaj që ka raportuar The Telegraph, francezi nuk po ngutet për të vendosur për të ardhmen e tij, edhe pse ka të drejtë qysh tani të nënshkruajë para kontratë me ndonjërin nga ekipet e interesuara.
Gjithnjë sipas mediumit anglez, Pogba do të shqyrtojë edhe ofertat nga skuadrat angleze pasi nuk i ka mbyllur derën asnjërës.
Chelsea, Manchester City, por edhe Arsenali janë skuadrat që mund të shprehin interesim dhe t’i përmbushin kërkesat e Pogbas.
Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Paris Saint Germain, Juventus, Barcelona e Real Madrid.
28-vjeçari është pjesë e Djajve të Kuq që nga viti 2016, kur iu bashkua nga Juventusi për shifrën e 105 milionë eurove. /Telegrafi/