Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka bërë shaka me Juventusin teksa potencoi se te United është si në shtëpinë e tij.
Pogba thotë se ai e ka ditur gjithmonë se do të kthehet dhe se te Juve ishte thjeshtë si në pushimet e verës.
“Unë e kam ditur gjithmonë se do të kthehem. Ishte sikur të shkoja në pushim veror, seriozisht. Asgjë nuk ka ndërruar për mua, jam i njëjti person”, deklaroi Pogba.
Për rikthimin e tij në shtëpi “ng pushimet”, Djajtë e Kuq paguan 132 milionë euro rekord. /Telegrafi/