Telegrafi

“Pogba do të ishte perfekt për Bayernin”

Mesfushori i Bayern Munich, Kingsley Coman mendon se Paul Pogba do të ishte një lojtar fantastik për ‘Bavarezët’.

Ylli francez pak ditë më parë është transferuar tek Manchetser Unitedi nga Juventusi. Pogba ishte i lidhur me kalimin tek gjiganti gjerman, por lojtari zgjodhi ‘Djajtë e Kuq’.

Koman, thotë se do të dëshironte që Pogba të luajë për Bayernin Munich. “Në qoftë se unë do të zgjidhja një lojtar, unë do të doja që Pogba të luajë për Bayernin”, ka thënë Coman.

“Kjo do të ishte fantastike. Ai ka aftësi të pabesueshme dhe është një mesfushor fantastik”, ka theksuar ai.