Paul Pogba do t’i nënshtrohet operimit në gju, pasi nuk ka arritur të shmangë lëndimin në mënyrë natyrale.
Mesfushori francez iu bashkua Juventusit këtë verë nga Manchester United si transferim i lirë.
Por francezi nuk ka arritur ende të luaj ndeshje zyrtare me torinezët, pasi është lënduar në fazën përgatitore.
29-vjeçari nuk ka arritur të shmang problemin që kishte në mënyrë natyrale dhe është vendosur që të futet në operacion.
Mediat e ndryshme në Itali kanë deklaruar se deri te ky vendim erdhi pas dy seancave stërvitore dhe u pa që gjendja e Pogbas nuk ishte më e mira.
Francezi do të operohet gjatë ditëve të ardhshme dhe pritet të mbetet jashtë fushave deri në gjashtë javë.
Synimi i 29-vjeçarit është të rikthehet në fushë para nëntorit pasi qëllimi është të luaj në Botëror me Francën. /Telegrafi/