Telegrafi

Pogba te Chelsea, ja fjalët e agjentit

Ylli i Juventusit, Paul Pogba, ka hedhur poshtë mundësinë që lojtari të kalojë te Chelsea.

Agjenti ka folur në emër të lojtarit, duke përjashtuar një mundësi që ai të bashkohet me Antonio Conten.

“Pogba nuk po shkon te Chelsea. Tash për tash jo, por unë nuk përjashtoj asgjë”.

“Puna ime nuk është që t’i çoj lojtarët te Chelsea, nuk jam vozitës i taksive”, u shpreh Raiola. /Telegrafi/