Site icon Telegrafi

Pogba synon kalimin tek gjiganti francez – kjo lëvizje i hap rrugë për rikthim tek kombëtarja

Paul Pogba dëshiron të rikthehet tek kombëtarja e Francës dhe e di se një transferim i mundshëm në Olympique de Marseille do t’i hapte dyert për të. 

Sipas një raportimi nga mediumi francez RMC Sport, Pogba është i interesuar për idenë e nënshkrimit me Marseille. 

Ish-ylli i Francës është thënë se është gati që të bëjë një rikthim në Francë tash e disa javë me radhë. 

Mesfushori u largua nga akademia e Le Havres në vitin 2009 për t’iu bashkuar Manchester United, por nuk ka bërë asnjë paraqitje në elitën e futbollit francez. 

Tani pa një kontratë pas largimit nga Juventusi, ani pse është i gatshëm të rikthehet në fushë gjatë marsit pas përfundimit të suspendimit, Pogba po vlerëson opsionet e tij. 

Ani pse duket një rrugë e gjatë që Pogba të rikthehet sërish në maje të futbollit botëror pasi i duhen minuta, Marseille mund t’i ofrojë atij këtë mundësi për ta dëshmuar sa i mirë mund të jetë. 

Raportohet për konkurrencë të madhe për të nënshkruar me Pogban
Lexo po ashtu Raportohet për konkurrencë të madhe për të nënshkruar me Pogban

Sidoqoftë, siç ka pasur disa zëra gjatë javëve të fundit, marrëveshja është paksa e komplikuar, por drejtori sportiv Medhi Benatia është i vendosur që të bëjë gjithçka që është e mundur për ta joshur Pogban t’i bashkohet klubit. 

Në ndërkohë, Adrien Rabiot dhe pronari i klubit Frank McCourt tashmë janë të bindur se transferimi i Pogbas është një ide e mirë./Telegrafi/

Exit mobile version