Telegrafi

Pogba stërvitet i vetëm në New York, Raiola po punon për largimin e francezit nga Unitedi

Paul pogba (Foto David Ramos/Getty Images/Guliver)

Paul Pogba është parë duke u stërvitur i vetëm në New York, derisa Mino Raiola ka deklaruar  se mesfushori dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi në këtë verë.

Mesfushori francez ka tri vite (2016) që është rikthyer te Djajtë e Kuq, pas largimit që bëri në vitin 2012 në drejtim të Juventusit, ndërsa në sezonin e kaluar kishte shënuar 13 gola.

Lojtari 26-vjeçar deri më tani ka fituar vetëm dy trofe te skuadra angleze, mirëpo në këtë afat kalimtar po e kërkon largimin nga Old Trafford.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Në sezonin e kaluar, Pogba kishte një përplasje të ashpër me Jose Mourinhon (e që ky i fundit u shkarkua më pas në dhjetor të vitit 2018).

Lexo po ashtu Raiola: Të gjithë në Manchester United e dinë që Pogba dëshiron të largohet

Kjo situatë bëri që francezi të rikthehej në formën e tij të lartë, për ta përfunduar sezonin si golashënuesi më i mirë i klubit.

Real Madridi dhe Juventusi janë duke e kërkuar transferimin e tij në këtë afat kalimtar, mirëpo Manchester Unitedi po refuzon ta shesë atë nën shumën e 140 milionë eurove. /Telegrafi/