Telegrafi

Pogba shpëtoi nga kartoni i kuq, ndërhyrja në Henderson në stilin WWE që nuk u pa nga gjyqtari (Foto/Video)

Manchester Unitedi barazoi me Liverpoolin me rezultat 1-1 dhe Paul Pogba ishte një nga më të dobëtit në fushë.

Francezi preku topin me dorë në zonën e rreptësisë dhe James Milner shënoi nga pika e bardhë, mjaftoi ky gol që Djajtë e Kuq të marrin vetëm një pikë në fund.

Pogba për një moment rrezikoi të përjashtohet, pasi ndërhyri në mënyrë jo sportive në kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson, por e gjitha kjo nuk u pa nga gjyqtari, Michael Oliver.

Shumë tifoz të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp e kanë komentuar këtë rast në rrjetet sociale, duke thënë se ishte një gabim nga gjyqtari kryesor që nuk duhej lëshuar. /Telegrafi/