Paul Pogba nuk e ka kapërdirë dot humbjen e Francës mbrëmë ndaj Portugalisë.
Pas takimit ai ka shkëmbyer fjalë të ashpra me dy shokë të tij në dhomat e zhveshjes.
Mediat franceze shkruajnë se ai kritikoi ashpër dy shokët e skuadrës Moussa Sissoko dhe Blaise Matuidi, për dështimin e tyre për të ndalur goditjen e Eder, e cila rezultoi vendimtare.
Gjithsesi edhe vetë Pogba është vënë në qendër të kritikave të specialistëve pasi gjatë finales nuk tregoi asgjë nga potenciali i tij.