Manchester United nuk është gati ta lë të lirë të largohet, por Paul Pogba e ka ndarë mendjen për një sfidë të re.
Kjo do të thotë se Djajtë e Kuq duhet ta transferojnë dikë tjetër dhe Sports Mail zbulon se Ole Gunnar Solskjaer tashmë dëshiron të sjell dy mesfushorë këtë verë.
United kanë qenë tashmë në kontakt me pesë mesfushorë, dhe Sports Mail ka bër të ditur kandidatët për të mbushur boshllëkun nëse Pogba largohet.
Giovani Lo Celso – Real Betis
Mesfushori argjentinas e ka bërë të qartë se do të dëshironte të transferohej në Tottenham gjatë verës. Por United janë të prirur dhe do të përfitonin nga marrëveshja e 23-vjeçarit.
Ai u detyrua të luante në PSG pas transferimit në vitin 2016, por u huazua në Real Betis. Argjentinasi shënoi nëntë herë në 32 ndeshje dhe më pas kontrata e tij u bë e përhershme në Betis.
Klubi kërkon afro 80 milionë euro për ta larguar mesfushorin këtë verë.
Tanguy Ndombele – Lyon
Ndonbele ka deklaruar interesin e tij për të shkuar në Spurs duke luajtur nën menaxhimin e Mauricio Pochettino por United ka kontaktuar për ta sjellë atë në Old Trafford.
22-vjeçari është lojtar dominues, një mesfushor klasik. Ai pati një paraqitje mbresëlënëse kundër PSG në shtator të vitit 2017, edhe pse Lyon humbi 2-0. Klauzola e tij është rreth 80 milonë euro.
Youri Tielemans – Monaco
Ylli u huazua në Leicester sezonin e kaluar nën menaxhimin e Brendan Rodgers, i cili për fat të mirë do kthehet përsëri. Por ai tregoi mjaft për lëvizjen e tijë në Ligën Premier .
Konsiderohet se ka qenë prej kohësh një nga mesfushorët më premtues në Evropë dhe është paraqitur në 139 ndeshje për Anderlechtin në kohën kur ishte 20 vjeç dhe u transferua në Monako, ku edhe aty pati paraqitje të mira më pas duke vazhduar në Leicester.
Klauzola e tij prej 45 milionë euro, e bën atë një lojtar të përballueshëm për ta forcuar mesfushën e Unitedit.
Rodri – Atletico Madrid
Manchester City e synon këtë verë Rodrin por mendohet se do të përfundojë në Etihad si një zëvendësues afatgjatë i Fernandinhos.
22-vjeçari ka kaluar vetëm një sezon në Atletico pas bashkimit të tyre nga Villarreali. Rodri do të kushtojë 70 milionë euro.
Sean Longstaff – Newcastle
Longstaff do të kushtonte rreth 30 milionë euro, duke pasur parasysh mungesën e përvojës.
21-vjeçari ka luajtur vetëm nëntë ndeshje në Ligën Premier.
Pasi fitoi shansin e tij për tu paraqitur në ligë në dhjetor ai pësoi një lëndim të ligamentit të gjurit deri në muajin mars, mesfushori u lëndua vetëm disa javë pas shënimit të golave të tij të parë në Ligën Premier .
/Telegrafi/