Paul Pogba e pranon se e ardhmja e tij me Manchester Unitedin mund të varet nga menaxheri i ardhshëm i klubit.
Mesfushori francez është jashtë kontratës në muajin qershor dhe deri tani nuk ka pasur asnjë afrim për një marrëveshje rinovimi me Djajtë e Kuq.
E ardhmja e tij ka qenë shumë e përfolur dhe vet Pogba ka folur për mediumin RMC pas fitores ndaj Tottenham Hotspur të shtunën mbrëma.
Pogba u pyet nëse menaxheri i ardhshëm mund të jetë faktori vendimtar nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet nga Old Trafford këtë verë.
“Është e mundur, ka zgjedhje që duhen bërë me trajnerin”, u përgjigj shkurtimisht Pogba.
Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Juventusi thuhet se janë në garë për nënshkrimin e Pogbas këtë verë. /Telegrafi/