Telegrafi

Pogba: Objektivi im, të bëhem më i mirë se Pele apo Maradona

Mesfushori francez i Juventusit, Paul Pogba, është shprehur se objektivi i tij është që të behet një legjende e futbollit, “më i mirë se Pele apo Maradona”.

Kështu ka deklaruar ai në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica të premten. Në moshën 23-vjeçare, Pogba, i cili ka fituar katër kampionate me Juventusin, autor i 34 golave me fanellën bardhezi, konfirmon kështu ambicien e tij.

“Katër titujt e kampionit te Italisë “nuk tregojnë asgjë veçse (…) asaj që unë kërkoj të arrij, të shkruaj historinë, të bëhem mesfushori më i mirë në histori”, theksoi Pogba.

Ai ka ardhur në Torino në 2012 dhe është nën kontratë deri në 2019, më një page prej 5 milionë euro në sezon.