Telegrafi

Pogba nuk ka pasur takim me PSG-në

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka qeshur me thashethemet se Paul Pogba ka zhvilluar bisedime të fshehta me Paris Saint-Germain.

Ylli francezi së fundmi pak ditë më parë ka qëndruar në Paris për një ngjarje të sponsorizimit, por mediat kanë raportuar se lojtari është takuar me një delegacion te PSG-së për të diskutuar rreth mundësisë për tu transferuar në Paris verën që vjen, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, Marotta hedh poshtë këto spekulime, dhe ai është i bindur se Pogba do të qëndrojë në Pari edhe për disa sezona.

“Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë takimi mes Paul dhe PSG-së”, ka thënë Marotta.

“Paul ishte në Paris javën e kaluar për një ngjarje me një nga sponsorët e tij”.

“Ai ende ka kontratë me Juventusin, kështu që nuk ka oferta nga kubet tjera”, ka theksuar Marotta.

Përveç PSG-së, 23 vjeçari kërkohet edhe nga Manchester United, Manchester City, Chelsea, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich.