Telegrafi

Pogba nuk dëshiron të largohet nga Juve

Paul Pogba është mesfushori më i kërkuar në botw, por ky i fundit tenton të qëndrojë sa më larg thashethemeve pasi nuk e ka ndërmend tw largohet na Torino.

TuttoSport shkruan se talenti francez është i lumtur tek “Zonja” dhe mbështet projektin e bardhezinjve, ndaj dhe nuk mendon të largohet edhe pse për të ka oferta të shumta.

Barca është gati ta transferojë në Spanjë dhe bazuar në raportimet e mediave spanjolle, katalanasit mund të rrisin ofertën për Pobgan për ta mbyllur sa më shpejt transferimin e tij.

Administratori i deleguar i Juves, Bepe Marotta nuk mund të lejojë largimin e Pogbas, ndaj dhe ka kërkuar takim urgjent me agjentin e francezit, Mino Raiola për të synuar shtyrjen e kontratës.

“Është një lojtar fantastik dhe nuk është në shitje”, ka qenë deklarata e prerë e Marottas./Telegrafi/