Site icon Telegrafi

“Pogba na ka thënë se do të qëndrojë te Juve”

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, është i bindur se lideri i Series A do ta mbajë në skuadër yllin Paul Pogba.

Pogba është një prej lojtarëve kyç të Zonjës së Vjetër këtë sezon, duke realizuar tetë gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Francezi është i lidhur shumë me një largim nga Torino, pavarësisht se ka kontratë deri në qershor të 2019-ës. PSG, Manchester City dhe Barcelona besohet se janë shumë të interesuar për 23-vjeçarin, por Marotta thotë se pret që lojtari të mbetet edhe në të ardhmen te Juventusi, transmeton Koha.net.

“Pogba është lojtar i Juventusit dhe ka kontratë me ne. Plus ai na ka thënë se dëshiron të qëndrojë. Të gjitha kushtet janë që ai të vazhdojë me Juven në të ardhmen. Fanella e Juves është diçka që duhet nderuar deri në fund. Nuk është konkluzion që ai do të qëndrojë te Juve, sepse asgjë s’është e garantuar në futboll, por me shumë gjasë ai do të qëndrojë”, ka deklaruar Marotta për gazetarët.

Exit mobile version