Nëse humbësi më i madh i Jose Mourinhos, pasi u shkarkua nga Manchester United, Paul Pogba, atëherë është fituesi më i madh pas ngjarjeve në Old Trafford. Katër gola dhe tri asistime në po aq ndeshje nën drejtimin e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.
Për krahasim, në 14 ndeshje nën Mourinhon, ai pati pothuajse të njëjtin performancë, tre gola dhe po aq asistime.
“Ne kishim nevojë që të fitojmë, ne kemi luajtur ndeshje të madhe. Është shkëlqyeshme që e kemi përfunduar vitin në këtë mënyrë”, tha Pogbas.
Paul Pogba's game by numbers vs. Bournemouth:
114 touches
100% tackles won
99 passes attempted
86 passes completed
5 shots
4 shots on target
3 chances created
2 goals
1 assistAnother dazzling display. 💫 pic.twitter.com/sl9iR4hUqc
— Squawka (@Squawka) December 30, 2018
Ndryshe nga Mourinho, Solskjaer po përpiqet të krijojë një marrëdhënie cilësore me të, si dhe me lojtarët e tjerë.
“Unë nuk e di, unë nuk e di … Ndoshta ne e kuptuam se jemi Manchester United, se ne duhet të jemi gjithmonë në krye. Lojtarët kanë gjetur veten, çdokush është i lumtur. Me Mourinhon ne kemi luajtur ndryshe dhe pastaj fituam, por jo në këtë mënyrë. Trajneri i ri është vazhdimisht duke na detyruar që të sulmojmë”, shton Pogba.
“Djajtë e Kuq” kanë fituar përsëri besimin e tifozëve të tyre që mund të arrijnë një prej pozitave që do t’i dërgojë në Ligën e Kampionëve.
“Asnjëri nga ne nuk e ka dhënë maksimum. Çdokush mund të përparojë shumë. Kjo është e vërtetë për mua. Unë gjithmonë dua më shumë, por më e rëndësishmja për mua është që të luajë për ekipin”, përfundoi 25-vjeçari. /Telegrafi/