Telegrafi

Pogba kthehet nga konsulta që kishte në Francë për gjurin, tri opsione në tavolinë – tani pritet vendimi i lojtarit

Paul Pogba është rikthyer në Torino nga konsultimit me specialistin e gjurit, kështu që tani lojtari, Juventusi dhe ekipi mjekësor i Francës do të vendosin se si të vazhdojnë, me tre opsione që i kanë në dispozicion.

Mesfushori pësoi një lëndim në meniskun anësor në gjurin e tij të djathtë gjatë një seance stërvitore në Los Anxhelos më shumë se një javë më parë.

Ai pritej të operohej menjëherë në Shtetet e Bashkuara, gjë që do ta përjashtonte atë për katër deri në gjashtë javë, por në vend të kësaj ai u kthye në Itali, pasi donte më shumë konsultime.

Janë zhvilluar një sërë konsultimesh, të cilat kanë përfunduar sot në Lyon me kirurgun që operoi veteranin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Pogba u kthye në Torino këtë pasdite me avion privat, kështu që nuk u operua as atje.

Sipas Sky Sport Italia, Pogba ka tre opsione në dispozicion.

Ai mund të përpiqet të shmangë një operacion dhe t’i nënshtrohet vetëm terapisë, të ngjashme me trajtimin që kishte në Manchester United gjatë sezoneve të fundit, por kjo ka më pak gjasa.

Opsioni i favorizuar do të ishte heqja e një pjese të meniskut, e cila do ta mbante atë jashtë për një deri në dy muaj, por mund të dëmtojë potencialisht gjurin për një kohë të gjatë.

Operimi kirurgjikal për të qepur meniskun do ishte zgjidhje përgjithmonë, por rrezikon ta mbajë Pogban në jashtë për katër deri në pesë muaj, duke humbur kështu Kupën e Botës 2022 në Katar. /Telegrafi/