Telegrafi

Pogba këmbëngul se Unitedi do të arrijë nivelin e Cityt sezonin e ardhshëm

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba këmbëngul se ata janë të aftë të kapin nivelin e rivalëve lokal, Manchester Cityt, sezonin e ardhshëm.

City qëndron dhjetë pikë larg Unitedit të vendit të dytë me pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit dhe janë në rrugën e duhur për t’u shpallur kampion

Por, Pogba u dha një paralajmërim fqinjëve të qytetin dhe ky është sezoni i fundit kur do të kenë dallime kaq të mëdha në nivel.

“Ne jemi gjithnjë e më afër. E shohim se po luftonim pak, e dimë këtë, por nuk kemi pse të shikojmë prapa. Ne duhet të shohim përpara”, ka thënë fillimisht Pogba për Football FocusBBC.

“Ajo që është përpara tani është vendi i dytë, të afrohemi me Cityn, i cili ishte, më parë, të ishim të sinqertë përpara nesh”.

“Tani ne u tregojmë atyre se mund të garojmë. Ne tregojmë se jemi këtu dhe se kemi një ekip për të shkuar dhe për të fituar titullin”.

“Janë vetëm disa detaje. Ne mund ta bëjmë, me siguri”.

“Liverpooli e bëri atë, City e bëri atë dhe tani ne jemi aty. Ne duhet të tregojmë se mund ta bëjmë gjithashtu. Ky është qëllimi tjetër”, përfundoi francezi. /Telegrafi/