Paul Pogba ka marrë lëvdata të mëdha nga ish-shoku i tij te Juventusi, Lucio.
Mbrojtësi brazilian e vlerëson shumë talentin e mesfushorit francez dhe pret që ai të bëjë mirë te ‘Djajtë e Kuq’, pasi ka personalitet të madh, është i fortë dhe punon shumë.
“Unë mendoj se Pogba ka çdo gjë për të bërë mirë në Manchester United”, ka thënë fillimisht Lucio për ‘Goal’, përcjell Telegrafi.
“Ai ka një personalitet të madh, është i fortë dhe i fuqishëm dhe ka talent si të gjithë lojtarët më të mirë në Ligën Premier”.
“Përvoja që kam pasur me të(te Juventus) ishte shumë e mirë – ai trajnon mirë, punon shumë dhe është një djalë i mirë”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/