Telegrafi

“Pogba ka gjithçka për të qenë më i miri në botë”, Shaw vjen me lëvdata për bashkëlojtarin

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Luke Shaw ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Paul Pogba, i cili sipas tij ka gjithçka për të qenë mesfushori më i mirë në botë.

Aftësitë e yllit francez nuk kanë qenë asnjëherë në dyshim, por 27-vjeçari është përpjekur të shfaqë atë talent mbi një bazë të vazhdueshme ndër vite.

Forma e tij që nga rikthimi te Djajtë e Kuq ka qenë e luhatshme dhe akuzat për të kanë qenë të shpeshta nga njohësit e futbollit dhe mediat.

Lexo po ashtu Real Madridi dhe Interi largohen nga gara, Juventusi favorit për transferimin e Pogbas

Megjithatë, bashkëlojtari i tij Shaw mendon se potenciali i Pogbas është i madh dhe francezi ka gjithçka për të qenë më i miri në botë.

I pyetur nga MUTV për të zgjedhur bashkëlojtarët nga të cilët frikësohet më shumë në trajnim, reprezentuesi anglez zgjodhi disa nga ta.

Shaw dhe Pogba

“Nuk do të thosha se frika është fjala e duhur sepse më pëlqen të luaj kundër emrave si Marcus Rashford dhe Anthony Martial sepse ata janë lojtarë të ndërlikuar, me cilësi të larta dhe mua më pëlqen sfida e përballjes me ta”.

“Në fakt, ndoshta lojtari më i vështirë për t’ia marr topin është Paul Pogba. Ai është shumë i madh, i fortë, ka këmbë të shpejta. Për të qenë i drejtë, ai ka gjithçka që të jetë mesfushori më i mirë në botë”.

Lexo po ashtu Dybala: Dua të luaj përsëri me Pogban, e vlerësoj shumë

“Mund të pyesni për çdo lojtar në ekip për këtë. Do të zgjedh Paulin si më të vështirin për t’u përballur, sepse është shumë e vështirë për ta rrëmbyer topin nga ai”.

“Ai e di se si ta mbrojë atë dhe ai gjithashtu ka cilësinë më të mirë për të dhënë goditje dhe pasime gjithashtu”, përfundoi mbrojtësi anglez. /Telegrafi/