Site icon Telegrafi

Pogba ka dështuar në testin e dopingut pas ndeshjes Udinese-Juventus në Serie A

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Paul Pogba rezultoi pozitiv për testosteron në një test standard dopingu të marrë pasi Juventus luajti me Udinesen këtë sezon.

Ndeshja e Serie A përfundoi 3-0 për Zonjën e Vjetër në “Dacia Arena” në Udine më 20 gusht, por Pogba ishte në stol gjatë gjithë kohës.

Ai luajti pak në dy ndeshjet tjera kundër Bolognas dhe Empolit.

Megjithatë, Pogba ishte ende një nga lojtarët e tërhequr me short rastësisht për t’iu nënshtruar testeve të dopingut dhe raportohet se kishte nivele të larta të testosteronit.

Një mostër e dytë e testit tani duhet të bëhet që të kontrollohet përpara se të mund të thuhet se ai ka dështuar në testin e dopingut.

Nëse del pozitiv, mesfushori francez do të suspendohet, çka do të nënkuptonte se karriera e tij, do të shkonte drejt fundit.

Lexo po ashtu Salah, Sancho, Silva dhe shtatë lojtarët që mund të kalojnë në Superligën e Arabisë Saudite në vitin 2024

Ka qenë një periudhë katastrofike për Pogba në Juventus që nga rikthimi si lojtar i lirë nga Manchester United verën e kaluar, ku luajti shumë pak pas disa problemesh me lëndime.

Ai edhe javën e shkuar u përball me një tjetër problem muskulor gjatë fitores 2-0 si mysafir ndaj Empolit. /Telegrafi/

Exit mobile version