Site icon Telegrafi

Pogba? Jo FLM, Gundogan 10 herë më i lirë, pesë herë më i mirë! (Video)

Ilkay Gundogan shpërtheu të martën mbrëma kur e fundosi Barcelonën në Etihad Stadium, në mënyrë që ekipi i tij të regjistrojë një fitore historike.

I ndihmoi bosit të tij të hakmirrej keq ndaj ish-skuadrës së tij,

Gundogan me dy golat e tij ndaj Barcelonës e bëri Guardiolan krenar. Ai ishte fundamental që City të mposhtë Barcelonën me rezultat 3-1, krahas edhe një supergoli të Kevin De Bruynes.

Por, performanca e mirë e Gundogan nuk po vërehet vetëm te golat, shkruan Telegrafi.

Gundogan fundosi Barcelonën me dy golat e tij sonte! Foto: Getty Images

Ai këtë sezon ka qenë i mrekullueshëm duke bërë edhe tri asistime në golat e bashklojtarëve të tjerë.

Këto statistika të Gundogan janë monstruoze nëse krahasojmë statistikat e Paul Pogbas te Manchester United.

Lexo po ashtu Guardiola me Cityn e tij mposht keq Barcelonën (Video)

Në pesë ndeshje, Pogba ka shënuar vetëm një gol, kurse Gundogan pesë, teksa ky i fundit ka tri asistime, e francezi asnjë asistim.

I mirë vetëm në ndërrimin e stilit të flokëve. Foto: Getty Images

E vetmja statistikë ku Pogba është më i mirë është në ndërrimin e stilit të flokëve. Deri tash Pogba ka ndërruar gjashtë stile flokësh, kurse Gundogan vetëm një.

Gundogan: 30 milionë euro

5 gola

3 asistime

1 stil i flokëve

Pogba: 122 milionë euro

1 gol

0 asistime

6 stile flokësh

Monstruoz është dallimi edhe në shumën e transferimit. Teksa kalimi i Gundogan te City kushtoi 30 milionë euro, ai i Pogbas te United kapi shifrën e mbi 122 milionë euro.

Një transferim me vend nga Guardiola. Dhe vulën për suksesin e dha pikërisht ndaj skuadrës më të fortë në botë, Barcelonës! /Telegrafi/

Exit mobile version