Telegrafi

Pogba: Jam i lumtur, Ibra bën diferencën

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka folur pas fitoren në finale të EFL Cup ndaj Southamptonit.

Francezi është shprehur i lumtur dhe ka komplimentuar Zlatan Ibrahimovicin, i cili shënoi në takim dy gola.

“Është një fitore shumë e rëndësishme për të gjithë ne, jam i lumtur”.

“Ibrahimovic e kemi blerë për këtë, për të bërë diferencën në ndeshjen e rëndësishme”, ka Pogba.

Ky ishte trofeu i dytë për Man Utd. /Telegrafi/