Paul Pogba është në dijeni për periudhën e vështirë që po kalon te Manchester United.
Mesfushori francez nuk është më i dëshiruar në Old Trafford, shkaku që forma e tij ka shkuar duke rënë nga viti në vit.
Pogba e ka pranuar se është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, dhe një gjë të tillë nuk e kishte ndjerë asnjëherë gjatë karrierës së tij.
“Nuk kam pasur asnjëherë një periudhë kaq të vështirë në karrierën time”, ka thënë ai në një intervistë për RTL.
“Në ekipin e Francës e ndjej se mund të marrë ajër të pastër, grupi është fantastik dhe magjik”.
“Nuk jam në kohën time më të mirë dhe ndryshimet natyrisht se duhet të ndodhin, duke shikuar se ku është problemi, që duhet zgjidhur patjetër”, ka shtuar më tej Pogba.
Francezi lidhet me një largim nga Manchester United në afatin e janarit, derisa Juventusi dhe Real Madridi janë të interesuar për të. /Telegrafi/