Telegrafi

Pogba i gatshëm të zgjasë kontratën me Unitedin

Paul Pogba (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Ylli i Manchester United, francezi Paul Pogba, është gati të nënshkruaj vazhdimin e kontratës me klubin nga Old Trafford.

Mesfushori francez ishte vazhdimisht i lidhur me një largim gjatë verës deri në ditët kur u shkarkua trajneri portugez, Jose Mourinho.

Por, ai ka qenë i lumtur që nga largimi i Mourinhos, duke fituar vendin e tij në ekip dhe duke ndihmuar skuadrën që të fitojë gjashtë ndeshje radhazi në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Pogba vazhdon ta thumbojë Mourinhon: Me Solskjaerin gjithçka më e lehtë

Sipas mediumit britanik The Sun, Pogba tani është gati të ulet dhe të diskutojë zgjatjen e kontratës së tij me Unitedin.

Një burim nga Old Trafford është cituar nga mediumi britanik në lidhje me dëshirën e lojtarit për të rinovuar kontratën.

Pogba është kthyer në lider të Unitedit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Agjenti i Pobgas është i gatshëm t’i japë fund problemeve që ai ka pasur me klubin gjatë muajve të fundit”.

“Ai ishte afër shpërthimit kah fundi i vitit të kaluar. Ishte një përplasje e madhe e marrëdhënieve, ndërsa Mourinho ishte përgjegjës”.

Lexo po ashtu Lojtarët më të vlefshëm të Ligës Premier në një formacion - De Gea e Hazard as rezervë, sundojnë mbrojtja e Liverpoolit dhe sulmi i Manchester Cityt

“Raiola dëshiron të flasë për klientët e tij në të ardhmen e vazhdueshme, kur të përfundohet gjithë afati i janarit”.

“Ka pasur bisedime se ai do të largohet, por nuk ka asnjë shans për këtë. Ai duket sikur është më i lumtur që ka qenë në një kohë të gjatë”, citohet burimi nga Old Trafford. /Telegrafi/