Ylli i Manchester United, francezi Paul Pogba, është gati të nënshkruaj vazhdimin e kontratës me klubin nga Old Trafford.
Mesfushori francez ishte vazhdimisht i lidhur me një largim gjatë verës deri në ditët kur u shkarkua trajneri portugez, Jose Mourinho.
Por, ai ka qenë i lumtur që nga largimi i Mourinhos, duke fituar vendin e tij në ekip dhe duke ndihmuar skuadrën që të fitojë gjashtë ndeshje radhazi në Ligën Premier.
Sipas mediumit britanik The Sun, Pogba tani është gati të ulet dhe të diskutojë zgjatjen e kontratës së tij me Unitedin.
Një burim nga Old Trafford është cituar nga mediumi britanik në lidhje me dëshirën e lojtarit për të rinovuar kontratën.
“Agjenti i Pobgas është i gatshëm t’i japë fund problemeve që ai ka pasur me klubin gjatë muajve të fundit”.
“Ai ishte afër shpërthimit kah fundi i vitit të kaluar. Ishte një përplasje e madhe e marrëdhënieve, ndërsa Mourinho ishte përgjegjës”.
“Raiola dëshiron të flasë për klientët e tij në të ardhmen e vazhdueshme, kur të përfundohet gjithë afati i janarit”.
“Ka pasur bisedime se ai do të largohet, por nuk ka asnjë shans për këtë. Ai duket sikur është më i lumtur që ka qenë në një kohë të gjatë”, citohet burimi nga Old Trafford. /Telegrafi/