Telegrafi

Pogba e kërkon një kalim te Juventusi që në janar

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba e kërkon me çdo kusht një lëvizje te gjigantët italianë të Serie A, Juventus, që në afatin kalimtar të janarit.

Francezi është i lidhur me një largim nga klubi aktual Manchesteri United që nga afati kalimtar i verës, kur e pranoi hapur se po kërkonte një sfidë të re.

Që atëherë, Pogba është pëlqyer nga shumë klube me gjigantët spanjoll të La Liga, Real Madrid që ishin në krye dhe ish-klubit e tij Juven.

Los Blancos nuk do të lëvizin më për lojtarin pasi Fede Valverde, po dëshmon se do të jetë një yll i vërtetë.

Sa i përket raportimeve të fundit, Pogba dëshiron të largohet drejt Juventusit.

Emre Can mund të përdorët për shkëmbim pasi edhe ai po kërkon të largohet nga klubi aktual. /Telegrafi/