Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba thuhet se pëlqen një transferim te Paris Saint-Germain, përkundër interesimin të madh nga Real Madridi dhe Juventusi.
Largimi i Pogbas nga Djajtë e Kuq na afatin kalimtar të verës duket i pashmangshëm, ndërsa nuk mungojnë klubet e interesuara.
Megjithatë, sipas gazetës L’Equipe, Paris Saint-Germain është në pozicionin më të mirë për të nënshkruar me Pogban si lojtar i lirë në verë.
Juventus dhe Real Madrid janë gjithashtu pika potenciale për transferimin e mesfushorit të Unitedit, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.
Por, gjigantët e PSG thuhet se janë opsioni më realist – dhe më tërheqës – për yllin francez, i cili nuk ka arritur asnjëherë të gjej formën e duhur në Old Trafford.
Duke qenë se është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me United, Pogba tashmë është në gjendje të negociojë me ekipet e interesuara. /Telegrafi/