Telegrafi

Pogba dhe Lindelof mesazh mbështetës për Matuidin dhe Ekdalin

Paul Pogba ka publikuar një video të seancave të tij stërvitore, ku me të është edhe mbrojtësi Victor Lindelof, ndërsa nuk mungon mbështetja për miqtë mbështetës e tyre, Blaise Matuidi dhe Albin Ekdal, që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Juventusi ka dy raste të konfirmuara deri më tani, Daniele Rugani dhe Matuidi, ndërsa Ekdal është një nga disa lojtarët e Sampdoria që janë infektuar.

Mesfushori i Manchester United, Pogba, është lidhur vazhdimisht me një rikthim te Juventusi dhe në këtë video kishte veshur fanellën e tyre, por e ka sqaruar këtë gjë.

“Mbështetja e miqve tanë Blaise Matuidi, Albin Ekdal dhe të gjithë atletëve dhe njerëzit në mbarë botën! Jini të fortë, rrini në shtëpi dhe jini të sigurt!”.

“(Unë e di që njerëzit do të flasin për fanellën e Juventusit. Unë thjesht po mbështes miqtë e mi… kjo është gjithçka, asgjë më shumë)”, thuhet në mesazhin e tyre.

Pogba posaçërisht kishte veshur fanellën me numrin 14 të Juventusit që mbahet nga Matuidi.

Deri tani janë 12 lojtarë të Serie A të konfirmuar pozitivë me coronavirus te Juventus, Sampdoria, Fiorentina dhe Hellas Verona. /Telegrafi/