Site icon Telegrafi

Pogba dhe Herrera me top tenisi tregojnë si bëhet kontrollimi i tij me këmbë (Video)

Pogba i falënderohet zotit për golin e shënuar

Superylli i Manchester United, Paul Pogba shquhet për teknikën e tij.

Aftësitë e tij teknike natyrisht se nuk vihen asnjëherë në pikëpyetje nga askush, por bashklojtarët e tij nuk mbesin prapa.

Në një moment gjatë stërvitjeve shfaqet Pogba me Ander Herreran dhe portierin Joel Pereira duke kontrolluar topin e tenisit.

Edhe pse me vështirësi të lartë për të bërë këtë, ata nuk shfaqin probleme teksa mbajnë topin në ajër për disa momente, shkruan Telegrafi.

Duket se ky është një nga momentet që tregon se stërvitjet intensive të Unitedit mund të shpaguhen me performancë në fushën e lojës.

Pogban dhe bashklojtarët e tij pritet t’i shohim nga gushti në aksion në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version