Site icon Telegrafi

Pogba bëri një gjest të turpshëm në ndeshjen kundër Shqipërisë (Foto)

Paul Pogba ka bërë një gjest me dorë drejt tribunës së shtypit, në shenjë mospëlqimi ndaj asaj që është shkruar për të.

Paul Pogba ka përfituar nga momentet e festimit të golit të Dimitri Payet kundër Shqipërisë për të shfryrë mllefin e tij ndaj mediave që e kanë kritikuar në ditët e fundit për paraqitjen e dobët ndaj Rumanisë.

Ai ka bërë një gjest me dorë drejt tribunës së shtypit, në shenjë mospëlqimi ndaj asaj që është shkruar për të.

Çështja në fjalë ka bërë shumë bujë në Francë, ku në të kaluarën janë dënuar shpesh lojtarët të cilët kanë qenë të pasjellshëm me mediat, më i fundit Samir Nasri në vitin 2012, përcjell “Panorama Sport”.

Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, e ka cilësuar një budallallëk këtë ngjarje, duke saktësuar se ishte thjesht një gjest i organizuar me disa shokë të tij.

Por, nënsekretari për Sportin në Francë, Thierry Braillard ka bërë të qartë se lojtari duhej sanksionuar nëse bënte gjëra të tilla.

“Të gjithë duhet të jenë shembullorë. Nëse ka bërë këtë gjest, atëherë duhet dënuar”, tha ai.

Exit mobile version