Vetura e re e francezit Paul Pogba, e cila bën 0-10km/h në 4.5 sekonda, ka kushtuar pak më shumë se gjysma e pagës javore (220 mijë funte në javë).
Më në fund, transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, ka blerë Mercedesin që ka kushtuar 120 mijë funte.
Ish-lojtari i Juventusit është quajtur “Lady Penelope Pogba” nga tifozët e Manchester United,it sepse udhëtonte me shofer që prej rikthimit të tij në “Old Trafford”.
Por lojtari më i shtrenjtë në botë, në fund vendosi të derdhë pak më shumë se gjysma e pagës javore për të blerë një Mercedes të ri GLS 4×4.
Automjeti i ri luksoz i Pogba ka një shpejtësi maksimale prej 270 km/h.