Site icon Telegrafi

Pogba befason të gjithë me përgjigjen kur pyetet për lojtarin më të mirë të gjeneratës së tij

Karriera e Paul Pogbas ka qenë plotë ulje dhe ngritje, por ish-mesfushori i Manchester United ka përmendur njërin prej bashkëlojtarëve të tij i cili dështoi ta përmbushë potencialin e tij të plotë.

Pasi kaloi vitet e tij të para të karrierës në Francë, Pogba iu bashkua akademisë së Unitedit në vitin 2009.

Tri vite më vonë, ai u transferua tek Juventusi si lojtarë i lirë, para se të rikthehej në ‘Old Trafford’ në vitin 2016 për 90 milionë euro.

Pogba dështoi që të ushtrojë një ndikim tek ‘Djajtë e Kuq’, duke u rikthyer kështu sërish tek Juventusi në vitin 2022 sërish si lojtarë i lirë. Në shkurt të këtij viti, ai u shpall fajtor për thyerjen e rregullave anti-doping dhe momentalisht po vuan dënimin deri në mars të vitit 2025.

Duke reflektuar mbi suspendimin e tij dhe duke rikthyer kujtimet e karrierës së tij deri më tani, Pogba u pyet për të emëruar lojtarin nga gjenerata e tij i cili dështoi që të përmbushë potencialin e tij.

Pogba e zgjodhi ish-kolegun e tij tek Unitedi, Ravel Morrsion, duke dhënë lëvdata për ish-talentin e ‘Djajve të Kuq.

“Më lejoni të iu them ju, Ravel është lojtari më i mirë i gjeneratës sime që unë kam parë, nuk kam asnjë dyshim. Unë kam parë gjëra që Neymar ka bërë tek Santosi, Ravel i bënte ato gjithashtu”, ka thënë Pogba.

Morrison ishte një produkt i akademisë së Unitedit dhe njëri prej lojtarëve më të mirë që dolën nga ai sistem, por gjërat nuk funksionuan asnjëherë ashtu siç duhet për të dhe eventualisht ai u shit tek West Hami.

Momentalisht, Morrison po luan tek Precision FC në Emiratet e Bashkuara Arabe./Telegrafi/

Exit mobile version