Telegrafi

Pogba, apo njeriu i shtyllave (Video)

Paul Pogba është në qendër të vëmendjes në sezonin e parë te Manchester United.

Ai është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi kaloi nga Juventusi te Manchester United për 105 milionë euro, ndërsa me bonuse mund të arrijnë deri në 120 milionë euro.

Ai ka shënuar gjashtë gola këtë sezon me fanellën e United.

Por ajo që bie në sy është numri i madh i shtyllave të goditura në këtë sezon.

Lojtari i Djajve të Kuq me mbrëmjen e së martës, gjatë ndeshjes në Kupën e Ligës së Anglisë ndaj Hull Cityt, goditi për të shtatën herë shtyllën në këtë sezon.

Po, të shtatën sezonale!

Me pak fat ai do të ishte një prej shënuesve më të mirë në Angli. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZGbKMd_1NYk