Site icon Telegrafi

“Poezia” e komunistit shqiptar: Frikacaku amerikan, në Shqipëri të gjithë ushtarë janë (Foto)

Ish-kreu i arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një ‘dokument’ të rrallë që i përket kohës së diktaturës komuniste.

Dervishi ka postuar “poezinë” e një punëtori operativ i cili i thur lavde regjimit të kohës duke sfiduar ushtarët amerikanë.

“Në të kaluarën, në jo pak raste hasim edhe poezi për armën e Sigurimin dhe punëtorin operativ. Një prej këtyre është edhe kjo që bashkëlidhet, e cila tregon qartë se për çfarë e dashuronte njeriu i ri i komunizmit, punëtorin operativ”, ka shkruar ai.

Në “poezi” ndër të tjera thuhet: “Ej ç’tregon ti/ frikacaku amerikan/ s’e din se në Shqipëri/ të gjithë ushtarë janë”. /Telegrafi/

Exit mobile version