Tre punëtor të KEDS-it janë sulmuar fizikisht të shtunën në Podujevë, derisa po kontrollonin një njehsor elektrik, që dyshohej për keqpërdorim.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:40, kur tri viktimat, punëtorë të KEDS-it, kanë informuar se derisa ishin duke kontrolluar një njehsor të rrymës elektrike për keqpërdorim, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj.
Njëra viktimë si pasojë e lëndimeve të pësuara ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Foto: Ilustrim