Një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur sot rreth orës 13:04 në fshatin Repë të Podujevës.
Ngjarjen për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, menjëherë në vendngjarje janë nisur njësitet policore.
“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin. /Telegrafi/