Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Podujevës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi Hilmi Hoxha, ku u diskutuan pikat e rendit të ditës dhe u dhanë rekomandimet e tyre për shqyrtim për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal, që do të mbahet më 13 mars, prej orës 10:00.
Në këtë mbledhje të KPF-së u diskutuan këto pika të rëndit të ditës:
1. Procesverbali i mbledhjes të Komitetit për Politikë dhe Financa të mbajtur më 28 janar 2025
2. Propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të çerdhes publike në fshatin Balloc – Komuna e Podujevës
3. Propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare Ndërmarrjes Publike Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A
4. Propozim-Plani i Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi-KKSB, për vitin 2025 (me përfshirje të dy raportimeve të KKSB-së brenda vitit, në korrik dhe dhjetor)
5. Informatë e Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /Telegrafi/