Polici e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Gllamnik të Podujevës, një person ka raportuar se persona të maskuar kanë kryer grabitje në shtëpinë e tij.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë ne shtëpi, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur e kanë lidhur e me pas i kane grabitur 150 euro, unazën dhe orën e dorës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/