Site icon Telegrafi

Podujevë, i hedhin granatë dore para shtëpisë

Persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës i kanë vendosur para shtëpisë granatë dore, viktimës mashkull në Podujevë.

Ankuesi ka njoftuar në polici për një shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Podujevë.

Ai ka thënë se persona të panjohur i kanë hedhur para derës së hyrjes së shtëpisë së tij një granat dore M-75, e cila nuk është aktivizuar.

Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësitet e PK-së për dominim, në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u hetuar

Exit mobile version