Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në Podujevë, ku një grua ka rrahur bashkëshortin e saj.
Rasti ka ndodhur më 17 mars, rreth orës 10:50.
“Është arrestuar e dyshuara, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/