Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Metergoc të Podujevës, ka pasur të shtëna me armë.
Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të kasolles së tij (ku e shfrytëzon gjatë sezonit të verës), ku i është dëmtuar dera dhe xhami i dritares.
Në kohën kur ka ndodhur rasti nuk ka qenë askush në kasolle. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/