Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur dje në komunën e Podujevës, njofton policia.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër K-Shqiptare.
Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/