Site icon Telegrafi

Podujevë, arrestohet një shtetas serb për dhënie të ryshfetit

Një person është arrestuar për dhënie të ryshfetit në fshatin Lluzhan të Poujevës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 08:00.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, shtetas i Serbisë, u ka ofruar 20 euro zyrtarëve policor me qëllim që të njejtit të mos i shqiptojnë tiketë për kundërvajtje në trafik.

Policia ka sqaruar se monedha është konfiskuar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version