Mauricio Pochettino i ka përfshirë Zinedine Zidane dhe David Beckham në formacionin e tij me futbollistët më të mirë në histori të Kampionateve Botërore.
Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe Tottenham Hotspur e ka lënë jashtë bashkëkombësin e tij, Lionel Messi, në vend të tij, ai e ka zgjedhur legjendën Diego Maradona.
Pochettino ka zgjedhur një formacion interesant 3-3-1-3, në mënyrë që t’i përfshinte lojtarët e zgjedhur, ndërsa pos Messit, në skuadrën e tij nuk bënin pjesës as lojtarë të tjerë të epokës bashkëkohore.
Në fakt, 50-vjeçari ka sqaruar se rregulli i caktimit të njëmbëdhjetëshit të tij ishte përfshirja e vetëm lojtarëve që e kanë përfunduar karrierën: “Kështu që ju e kuptoni pse nuk është (Lionel) Messi, (Cristiano) Ronaldo, (Kylian) Mbappe, Neymar etj.”.
Në vijim është formacioni me 11 lojtarët më të mirë që kanë luajtur në Kampionate Botërore, sipas Mauricio Pochettinos.
/Telegrafi/