Site icon Telegrafi

Pochettino: Xavi është armiku im, përpiqet ta ndihmojë Guardiolan e të më shkatërrojë mua

Pochettino kadidati kryesor

Trajnerit të Tottehamit, Mauricio Pochettino, nuk i kanë pëlqyer aspak fjalët e legjendës së Barcelonës, Xavi, i cili kishte folur për transferime.

Spanjolli në një intervistë tha se ish-trajnerit të tij, Pep Guardiolas, i pëlqen dhe e do në skuadër Dele Allin e Tottenhamit.

Sipas Pochettinos këto fjalë janë thënë vetëm për ta destabilizuar skuadrën e tij, pasi Xavi e urren atë, që nga koha kur ky i fundit ishte në Espanyol.

“A po punon Xavi për Manchester Cityn, ndoshta? Ai dëshiron ta ndihmoj Guardiolan”.

“Ai është në periudhën kur mund të flet nga Doha. Por ai ka qenë lojtar i Barcelonës, ai është armiku im. Ai përpiqet ta na shkatërrojë fokusin që kemi, pasi ai më urren mua, ai është i Barcelonës”.

Pochettino me Alin dhe Guardiola që e kërkon

“Pasi ne po bëjmë një punë shumë të mirë në klub me lojtarë të talentuar që janë fokusi ynë”.

“Marrëdhëniet e mia me shefin Daniel Levy janë të afërta. Kemi në plan që të përmirësohemi. Lojtarët që duam t’i mbajmë do t’i mbajmë”.

“Ai më tha mu, ‘Nuk na duhen paratë’. Nëse ne shesim lojtarë do ta bëjmë pasi duam t’i shesim. Do të blejmë pasi duam të blejmë. Cdio vendim që do ta marrim do ta bëjmë që ta përforcojmë skuadrën”, ka thënë Pochettino.  /Telegrafi/

Exit mobile version